Champions League UEFA

Jose Mourinho është “macja e zezë” për Sevilla!!!

Manchester United do të vizitojë Sevilla për në 1/8-t e finaleve të Champions League në atë që do të jetë përballja e parë mes këtyre dy klubeve në një veprimtari të organizuar nga UEFA. Stadiumi “Ramón Sánchez Pizjuán”, shtëpia e Sevilla, është i famshëm për atmosferën e tij dhe i frikshëm për skuadrat udhëtuese. Që kur u mposht nga Juventus, 3-1 në nëntor të vitit 2016, “andaluzianët” kanë humbur vetëm një ndeshje në shtëpi në të gjitha veprimtaritë, 5-3 derbin ndaj Betis në janar 2018. Sevilla u kualifikua për në këtë raund të Champions League pasi grumbulloi nëntë pikë, shtatë prej të cilave para syve të tifozëve të tyre, ku logjikisht nuk u mposhtën asnjëherë.

Në tetë ndeshje kundër “andaluzianëve” në karrierën e tij trajneri portugez ka fituar shtatë dhe barazuar një, por në “Sanchez Pizujan”, Sevilla ka pësuar vetëm 1 humbje në 16 muajt e fundit…

Gjithsesi, nëse ekziston dikush që di si mposhtet Sevilla ai është Jose Mourinho. Si trajner i Real Madrid ai u përball tetë herë me këtë skuadër, duke fituar shtatë ndeshje, ndërsa njëra prej tyre u mbyll në barazim. Manchester United u kualifikua për në fazën me eliminim direkt pasi fitoi pesë nga gjashtë ndeshjet e luajtura. Sulmuesi i Sevilla, Wissam Ben Yedder, ka shënuar gjashtë nga 12 golat që ka shënuar gjithsej skuadra e Vincenzo Montella në Champions League. Për shkak të mungesave dhe problemeve në gjetjen e golit, Manchester United do të bazohet edhe një herë te Romelu Lukaku, i cili shënoi dy gola në ndeshjen e fundit të kësaj skuadra në Kupën e Anglisë, fituar 2-0 kundër Huddersfield.

Roberto Martinez says Romelu Lukaku has matured since joining Manchester United for £75m

Të dyja këto skuadra kanë shënuar 12 gola në fazën me grupe, mesatarisht dy për ndeshje, por ndërsa Manchester ka pësuar vetëm 3 gola, Sevilla e ka nxjerrë topin nga rrjeta e saj në 12 raste. Forma e Sevilla në shtëpi gjatë këtij sezoni ka qenë me të vërtetë mbresëlënëse me 13 fitore, 5 barazime dhe 1 humbje në 19 ndeshje të luajtura, ku në nëntë prej tyre nuk ka pësuar gol. Sevilla e ka mesataren e kartonëve të verdhë 1.5 karton për ndeshje gjatë këtij edicioni të Champions League, ndërsa Manchester United e ka 1.3. 50% të ndeshjeve të United në fazën me grupe janë mbyllur mbi 2.5 gola, ndërsa 83% e ndeshjeve të Sevilla është mbyllur në të njëjtën mënyrë.

Related posts

Chelsea frustron Messin më shumë se çdo skuadër tjetër në botë

Q.Autor

Humbje me shije kualifikim, Liverpool rigjen finalen pas 11 vitesh (VIDEO)

Sadik.Autor

Muaji i Ramazanit, kundërshtari kryesor për Liverpool dhe Klopp…

Sadik.Autor

Leave a Comment