Kategoria Superiore UEFA

Kërcënimi i UEFA-s, reagon FSHF: Distancohemi, të zbardhet ngjarja

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas kërcënimit të inspektorëve të UEFA-s që kërkuan dënimin e Skënderbeut. FSHF shprehet se “distancohemi nga ngjarja më e fundit ku persona anonimë kanë cënuar integritetin moral dhe kanë shantazhuar inspektorët e UEFA-s në punën e tyre investigative”.

“FSHF inkurajon autoritetet policore për të zbardhur deri në fund origjinën e këtyre telefonatave intimiduese dhe të dënueshme. Si në çdo moment, edhe këtë radhë ajo është e gatshme të bashkëpunojë me UEFA-n dhe me autoritetet përkatëse për zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes e cila duhet të vërë përpara përgjegjësisë ligjore autorët.

FSHF shprehet e angazhuar maksimalisht në betejën kundër ndeshjeve të fiksuara. Federata e futbollit mbetet në solidaritet të plotë me UEFA-n në misionin e përbashkët kundër fenomenit të trukimit, duke ofruar çdo potencial të sajin bashkëpunues.Të tillë mekanizma kërcënues kanë vetëm një fund të sigurt, atë të ndëshkimit nga forca e ligjit’ mbyllet deklarata.

Organizmi më i madh i futbollit Evropian, UEFA, ka bëri të ditur sot se inspektorët e saj, që kanë kërkuar dënimin e klubit të futbollit shqiptar, KF Skënderbeu me përjashtimin për 10 vjet nga veprimtaritë e saj në Kontinentin e Vjetër, janë kërcënuar me vdekje për shkak të kësaj çështjeje.

Related posts

PARTIZANI-TIRANA/ Shikoni çfarë po ndodh në “Air Albania” para fillimit të derbit (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA DERBI KRYEQYTETAS/ Stërvitje me muzikë te Partizani, Gega fikson titullarët për sfidën

Delo.autor

Klopp: Do ta kishim mundur Paris Saint-Germain

Q.Autor

Leave a Comment