Futboll Premier League

Klubet u kanë paguar €150m euro rrogë lojtarëve të dëmtuar në fazën e parë

Klubet e Premier League kanë paguar plot 150 mln euro për lojtarët e dëmtuar gjatë fazës së parë, me Manchester United që ka marrë goditjen më të fortë.

Skuadra e Jose Mourinho-s ka një nga faturat më të larta të rrogave të lojtarëve në botën e futbollit dhe kanë paguar lojtarët e paguar një total prej 20 mln euro deri në fillim të shkurtit, sipas një studimi të bërë nga JLT Specialty.

Dëmtimet e lojtarëve si Bailly, Blind, Fellaini dhe Ibrahimovic kanë qenë të kushtueshme për United.

Numrat tregojnë se West Ham ka pësuar më shumë dëmtime këtë sezon me plot 41, ndërsa Brighton ka më pak me 14, ndërsa kosto mesatare e klubeve është rreth 8 mln euro.

Studimi i JTL gjithashtu ka treguar se skuadrat kanë marrë goditjet më të mëdha gjatë dhjetorit për shkak të kalendarit të ngjeshur, me mesataren e dëmtimeve që ka qenë 19 në javë gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Nuk është çudi që trajnerë si Jose Mourinho dhe Pep Guardiola ankohen për dëmtime të lojtarëve për shkak të kalendarit të ngjeshur.

City ka pësuar 16 dëmtime me lojtarët që kanë qëndruar 442 ditë jashtë skuadrës, e dyta më e ulëta në kampionat pas Southampton.

Studimi zbulon se dëmtimet muskulore kanë qenë më të hasurat, me 91 lojtarë të dëmtuar ë Premier League këtë sezon por dëmtimet në gju janë më të kushtueshmet me 50 mln euro.

Related posts

“LUFTA” KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Ronaldo dhe agjenti i tij dhurojnë 1 milion euro për spitalet në Portugali

Delo.autor

Interi me sytë nga merkato, shumë emra por asgjë konkrete

Q.Autor

E BUJSHME/ Milner: Harroni Salah, ky është lojtari që po na jep titullin

Delo.autor

Leave a Comment