Futboll

Klubi gjerman bën ofertë të majme për yllin e Milanit

RB Leipzig i ka bërë përpjekjet e para për të nënshkruar me yllin e Milanit, Hakan Calhanoglu, raporton CalcioMercato.

Turku u transferua në Milan nga Bayer Leverkusen verën e kaluar për një shumë rreth 20 milionë euro. Ai e ka pasur të vështirë të gjejë vend në formacionin startues të Vincenzo Montella, megjithatë, tani nën udhëheqjen e Gennaro Gattusos, ai është duke e gjetur veten më mirë.

23-vjeçari i ka shënuar dy gola në 18 paraqitje për Milanin këtë sezon.

CalcioMercato mëson se RB Leipzig tani e sheh turkun si zëvendësuesin e përkryer të Naby Keitas, i cili në verë do t’i bashkohet Liverpoolit.

Related posts

SERIE A/ Roma realizon goditjen e parë, vjen talenti i Dinamos së Zagrebit

Sadik.Autor

DHUNA GODET FUTBOLLIN ARGJENTINAS/ Arbitri përfundon pa ndjenja në spital (VIDEO)

Isa.Autor

LA LIGA ËSHTË E “ÇMENDUR” / Valencia jep “spektaklin” e radhës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment