Kosova

Kosova më 2 mars prezanton trajnerin e ri

Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu e ka konfirmuar se Kosova mund të bëhet me trajner me 2 mars
Kombëtarja e Kosovës e Kosovës në futboll më në fund duket se e ka përzgjedhur trajnerin e ri, i cili do të zyrtarizohet më 2 mars.

Këtë e ka konfirmuar Eroll Salihu, i cili thotë se kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri është autorizuar për të përmbyllur marrëveshjen.

“Kryetari Vokrri është autorizuar pikërisht ka shkuar në Zvicër apo edhe në shtetet tjera dhe është në finalizimin e këtij procesi”, ka thënë Salihu për Klan Kosova.

“Unë mendoj që në kuvendin e datës 2 mars, kryetari ka dashur të nderojë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për ti lajmëruar definitivisht për emrin e selektorit të ri dhe me këtë trajnerë do ti zhvillojmë dy duelet kontrolluese të muajit mars”, u shpreh ai në fund.

Kosova në muajin mars do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos.

Related posts

U LARGUA NGA KLUBI TURK/ Samir Ujkani kërkohet nga skuadra e Serie A…

Delo.autor

PO MAHNIT TURQINË ME FORMËN E MOMENTIT/ Ja si u vlerësua Vedat Muriqi për këtë javë (FOTO)

Delo.autor

Konfirmohet përfitimi financiar i Vushtrrisë nga shitja e Rashicës në Werder Bremen

Q.Autor

Leave a Comment