Futboll

Kukësi, thirrje për tifozët: Hyrja falas, ta mposhtim Skënderbeun! (FOTO)

Supersfida e javës së 22-të të Superiores do të luhet në “Zeqir Ymeri”. Kukësi është zbardhur nga dëbora, ashtu si edhe stadiumi i qytetit verilindor. Megjithatë, kjo nuk përbën problem për klubin pritës, që ndeshja Kukësi-Skënderbeu të luhet sipas parashikimit përkatës të FSHF-së, të mërkurën, në orën 14:00. Po merren masat e duhura që gjithçka të jetë gati. Ja njoftimi i klubit kampion të futbollit tonë në fuqi: “Ka filluar puna për pastrimin nga dëbora të fushës në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Nesër, në orën14:00, do të luhet ndeshja e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore, midis Kukësit dhe Skenderbeut. Klubi kuksian po merr të gjitha masat që kushtet, në të cilat do të luhet ky takim, të jenë optimale.

Pastimi i fushës nga dëbora, uji i ngrohtë në dushe dhe ngrohja në dhomat e zhveshjes janë gjërat për të cilat po punohet. Kjo gatishmëri do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, pasi sipas shërbimit meterologjik, pritet që gjatë natës të ketë reshje të dëndura të dëborës. Falënderojmë të gjithë punonjësit e stadiumit, të cilët po punojnë në këto kushte. Një falënderim edhe për zotin Medi Lala për venien në dispozicion të makinerive të pastrimit. Nesër, hyrja e tifozëve për ndeshjen kundër Skënderbeut do të jetë falas. Urojmë të bëhemi sa më shumë, duke sfiduar të ftohtin. Ta mbështesim ekipin tonë”.

 

 

Related posts

SHQIPËRI-ANGLI/ Reja surprizon me titullarët, Memolla starton nga minuta e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Arrihet marrëveshja, sulmuesi i Chelseat në Dortmund

Q.Autor

PO SHKËLQEN ME TOPÇINJTË/ Arsenali vendos veton, Monreal nuk largohet

Isa.Autor

Leave a Comment