Kategoria Superiore Shqipëri

KUPA E SHQIPERISE Kukësi-Tirana, “luftë” për kualifikimin, Kupa konsiderohet shpëtimi i sezonit

Nga dashuria e sezonit të kaluar kanë mbetur vetëm kujtimet e hidhura të një historie të shkuar keq. Shën Valentini i gjen Tiranën dhe Kukësin në një përballje vendimtare për fatet e sezonit të të dyja skuadrave. Me kampionët praktikisht të abdikuar në Superiore dhe bardheblutë që te Kupa shohin të vetmen dritare europiane, në Zeqir Ymeri pritet një sfidë e luftuar në maksimum. Rinis gjithçka nga barazimi 1-1 i sigluar në Selman Stërmasi me Kukësin që mund t’i mjaftojë dhe një barazim pa gola, por me kualifikimin që është mëse i hapur për më tepër që në ndeshjen e parë diferencat mes dy Kategorive nuk u panë. Tiranës i duhet të shënojë dhe sulmuesit e Ze Marias vijnë në formë, dy gola dhe një penallti e fituar nga Ngoo në ndeshjen e fundit me Tomorin, me gjigandin britanik që pritet të jetë titullar. Ndërkohë te Kukësi problemet më të mëdha janë pikërisht në mbrojtje ku mungojnë si Alla ashtu dhe Shameti. Në kampin verilindor fusha e stadiumit është kthyer në një problem të vërtetë , duke qenë se në skuadër ndihen të penalizuar për të aplikuar lojën e Pakult në një terren të vështirë, por kjo është nga ato ndeshje pa shumë alibi, janë të njëjtat kushte për dy skuadra që te Kupa tani shohin objektivin parësor të sezonit dhe luajnë një ndër ndeshjet më të rëndësishme të tij, të gatshme për të dhënë më të mirën në fushë, këtë herë dashuria ja ka lënë vendin antagonizmit.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Martini: Kemi piketuar 2-3 emra për merkaton. Nuk jemi për titull? Pikët flasin

Delo.autor

DY SFIDAT KUALIFIKUESE ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Veseli optimist: Do marrim maksimumin në…

Delo.autor

ZYRTARE/ Sulmuesi Sadiku lë pas krahëve zhgënjimin me Kombëtaren, prezantohet te klubi i ri

Delo.autor

Leave a Comment