Kategoria Superiore Shqipëri

Laçi, Gentian Mezani: “1 pikë, por me vlerën e fitores”

Është padyshim Gentian Mezani surpriza më e madhe mes trajnerëve në këtë sezon të Kategorisë Superiore. Edhe pse cilësitë e tij i dëshmoi edhe më parë nën drejtimin e Flamurtarit, Mezani këtë sezon ka bërë mrekullinë, pasi mori drejtimin e Laçit, kur kurbinasit dergjeshin në pozita aspak komode në klasifikim, për ta udhëhequr ekipin bardhezi drejt vendit të tretë. Një vend të tretë, që vazhdon ta mbajë Laçi edhe pas javës së 20-të, kur barazuan me përmbysje ndaj Luftëtarit, për të siguruar një pikë që merr vlerën e fitores për kurbinasit, aq më shumë kur Laçi e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë. Kështu e ka cilësuar edhe vetë trajneri Mezani barazimin 2-2 të regjistruar këtë të dielë në shtëpi.

Rezultate imazhesh për laci luftetari

“Kemi marrë një pikë shumë të vlefshme, pasi erdhi pas një disavantazhi 0-2, që vjen si një fitore. Ndjej shumë keqardhje për mënyrën se si pësuam të dy golat dhe nuk e kuptoj se si futemi në fushë kaq të papërqendruar, dhe e nisim direkt takimin me gol të pësuar. Gjithsesi, më vjen mirë që nuk humbëm, pavarësisht disavantazhit të dyfishtë. Nervozizmi që karakterizoi sfidën erdhi për shkak të golit të shpejtë që pësuam. Ndjemë shumë mungesën e Reginaldos, pasi është një sulmues që e bën i vetëm repartin e sulmit dhe nuk kemi dikë tjetër që mund ta zëvendësojmë. Sot bëmë shumë gabime që mund të shmangeshin në mbrojtje, por që do të na duhet shumë punë për t’i evituar. Kemi marrë një pikë pas një loje jo shumë bindëse, që erdhi edhe për shkak të mungesave, apo kartonit të kuq, që prishi barazinë numerike”, deklaroi trajneri Mezani.

Related posts

“ËSHTË FATALE TË NDËSHKOHESH 2 HERË NGA KORNIA”/ Trajneri Gega: U bëmë shumë akademik, çdo lojtar donte…

Delo.autor

“LARG ALKOOLIT E DUHANIT”/ Edi Reja i bashkohet fushatës së UEFA-s për më shumë aktivitet fizik

Delo.autor

E akuzuan për shoqatë fantazmë, reagimi epik i lezhjanit: Fino s’më tremb, më kanë internuar që 1 vjeç…

Q.Autor

Leave a Comment