Futboll Seria A

Lazio-Verona, bardhekaltrit luajnë për të marrë vendin e 4-t

Lazio ka pësuar një rënie drastike të rendimentit në javët e fundit, me bardhekatrit që kanë pësuar tri humbje radhazi në kampionat dhe, për rrjedhojë, kanë dalë jashtë katër vendeve të para të renditjes. Kjo ecuri negative ka vazhduar edhe të enjten në Euopa League, ku skuadra e Simone Inzaghi është mundur 1-0 nga Steaua e Bukureshtit në ndeshjen e parë të 1/16-ve të këtij kompeticioni.

Gjithsesi, në rast të një fitoreje të dielën, Lazio do ngjitej në vendin e katërt të Serisë A, që aktualisht mbahet nga Inter, i mundur të shtunën në mbrëmje 2-0 nga Genoa. Edhe miqtë nuk po kalojnë një moment më të mirë dhe do të paraqiten në këtë ndeshje pas dy humbjesh radhazi. Veronezët mbajnë vendin e parafundit në renditje dhe janë gjashtë pikë larg të 17-it që garanton mbijetesën.

Për sa i takon përballjeve të drejtpërdrejta, Lazio ka marrë shtatë fitore dhe një barazim në tetë ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Verona-s. Për më tepër, ata kanë marrë 4 fitore në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur kundër Verona-s.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Related posts

NGA PURGATORI NË FERR/ Juve sheh makthe, dënimi dhe Empoli e nxj

F.autor

“PREHUNI NË PAQE”/ Mesazhi prekës i tifozëve të Teutës për viktimat e tërmetit

Delo.autor

PLAS TEK ITALIA/ Trajneri Mancini kërcënon dy futbollistët: Mos tallni b*thën, Kean po pret në shtëpi

Delo.autor

Leave a Comment