Futboll Premier League

Legjenda e Manchester United: Pogba duhet të luajë më mirë

Paul Pogba duhet të bëjë më mirë te Manchester United, sipas Roy Keane. Teksa francezi ndërkombëtar po përballet me kritika, duke luftuar për t’u përshtatur me skemat e Jose Mourinhos, figura të tjera kanë ndërhyrë në këtë debat. Keane, si një mesfushor ikonik i së kaluarës, jep mendimin e tij. Sipads irlandezit, një lojtar, që konsiderohet të jetë ndër më të mirët në botë, duhet të jetë në gjendje për të ofruar maksimumin në çfarëdo roli që kërkohet prej tij.

“Nëse do të luani në mesfushë, duhet të jeni në gjendje të mbuloni dy, ose tre pozicione, – tha Keane për ITV. – Pogba duhet të bëjë më mirë me veten dhe të përqëndrohet në atë që futbolli është në të vërtetë”.

Për fat të keq për Manchester United, nuk është vetëm “dhoma e motorit” në mesfushë, e cila po paraqet probleme për momentin. Pikëpyetjet janë ngritur edhe për repartin e mbrojtjes, me Keane që mendon se lojtarët janë duke luajtur jashtë funksionit, në mënyrë që të mbushin boshllëqet. Ai shton: “Manchester United nuk i ka zgjidhur problemet mbrojtëse, që kanë pasur gjatë viteve të fundit dhe që po vazhdojnë”.

Related posts

DERBI MADONINËS/ Heroi i “Zikaltërve” godet shtyllën tre metra larg porte, Milanit i anulojnë një gol (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E RADAS TEK TIRANA? Mema nxjerr pozën që ekzalton bardheblutë (FOTO)

Delo.autor

ELIMINATORET EUROPA LEAGUE/ Super gol nga goditja e dënimit, Bakaj “MAGJI” në Europë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment