Kategoria Superiore Shqipëri

LIVE Skënderbeu-Partizani/ Rastet e rrezikshme me pikatore, përfundon pjesa e parë në Korçë (Video)

Është duke u luajtur në Korçë, kryendeshja e javës së 21-të mes Skëndebreut dhe Partizanit. Një sfidë ku spektakël është i garantuar dhe pritet një takim mjaft i luftuar. Korçarët vijnë në këtë sfidë me 3 mungesa kryesore, Jashanica, Lilaj dhe Muzaka, nuk do të jenë të gatshëm për trajneri Daja.

Edhe të kuqtë e kryeqytetit vijnë në këtë takim me mungesa, Kulum, Telushi, Kalari, Çani dhe Fejzullau nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit. Vlen për tu përmendur që klubi ka paguar dënimin e trajnerit Starova dhe ai do të jetë në stol ndaj Skënderbeut.

Partizani rast

SKNDERBEU-PARTIZANI 0-0

Përfundon pjesa e parë, Skënderbeu-Partizani 0-0. 

45′ Gjyqtari i katërt, Enea Jorgji, akordon 1 minutë shtesë.

42′ Gavazaj provon me një krosim brenda zonës për Soue, por topi është zotëruar nga portieri Hoxha.

39′ Pranë goli Partizani me anë të Bathët, i cili në ecje e sipër me një goditje fluturimthi ka goditur, por topi ka kaluar ngjitur me shtyllën.

37′ Batha i heq topin nga këmbët Xhejms, i cili hyri në zonë në pozicion ballor dhe po përpiqej të gjuante drejt kuadratit.

27′ Rasti i parë i rrezikshëm për Skënderbeun me anë të Marko Radas, i cili provon me një gjuatje nga goditja e dënimit, drejt e në portë. Topi është devijuar nga portieri Hoxha dhe ka shkuar te këmbët e Xhejms, por sulmuesi ka bërë të pamundurën duke gjuajtur jashtë kuadratit.

15′ Përsëri Partizani, Jurgen Bardhi provon me një goditje, por topi pritet nga portieri Shehi.

11′ Shumë pranë goli të avantazhit Partizani. Bardhi ul një top të bukur me kokë për Prognin, i cili gjuan nga brenda zonës, por topi përfundon ngjitur me shtyllën e portierit Shehi.

10′ Një tjetër shans për Partizanin, Trashi provon me një krosim në zonë për Gojkoviç, por mbrojtësi ishte në pozicion jashtë loj.e

5′ Lorenc Trashi provon me një gjuatje me të majtën nga goditja e dënimit, topi përfundon jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur takimi, Partizani luan topin e parë nga qendra.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Nimaga, Dita, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Kotobelli, Batha, Mala, Trashi, Asani, Bardhi, Progni. Trajner: Sulejman Starova.

Related posts

I SIGUROI MBIJETESËN TIRANËS/ Trajneri Mema: Kemi kaluar një stres të madh, shpresojmë të…

Delo.autor

“PAQE DHE DASHURI NJERËS”/ Bërrylat, racizmi dhe akuzat mes Teutës e Tiranës, ja si reagon Ngo (FOTOT)

F.autor

“DUHET TË KOMPAKTË SI NË NDESHJET E NATIONS LEAGUE”/ Mbrojtësi Hysaj: Andorra? Kundërshtari ka lojtarë që dinë të…

Delo.autor

Leave a Comment