Futboll Premier League

Liverpool, Klopp flet për herë të parë për të ardhmen e Mignolet

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk e di të ardhmen e Simon Mignolet.

Portieri belg ka mbetur në bankë për javë të tëra, pasi Loris Karius, ka zënë vendin në portë.

Klopp është pyetur për Mignolet në konferencë për shtyp.

“Askush nuk e di se si duket e ardhmja, dhe nuk di asgjë nga e ardhmja”.

“Në këtë industri është gjithmonë e njëjtë, nuk ka rëndësi”.

“E ardhmja e tij? Nuk më takon mua të mendoj për këto gjëra. Më duhet të marr vendime për ndeshjen e nesërme kundër Portos. Nuk ka problem”, ka thënë Klopp.

Liverpooli takohet sot me Porton dhe luan në mysafirë në stadiumin ‘Dragao’.

Related posts

GOLAT/ Espanyoli mposht 3-2 Mallorcan, Vedat Muriqi shënon dopietë dhe futet në formacionin e javës! Kumbulla luan 45 minuta

F.autor

LENJANI PO SHKËLQEN NË ZVICËR/ Shikoni çfarë goli shënon shqiptari për klubin Sion

Delo.autor

E BUJSHME/ Igli Tare përfiton nga miqësia me agjentin e Cristiano Ronaldos, gati firma me lojtarin portugez

Sadik.Autor

Leave a Comment