Futboll

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, përcaktohen dy zv.presidentët!

Pas Asamblesë Zgjedhore të datës 7 shkurt, ku u zgjodhën edhe organet e reja drejtuese të futbollit shqiptar, sot nën drejtimin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka është zhvilluar mbledhja e parë zyrtare e Komitetit Ekzekutiv.

Sipas procedurës Komiteti përcaktoi dhe miratoi fillimisht dy zëvendës presidentët, respektivisht Edvin Libohova dhe Lutfi Nuriu, dhe më pas u ndanë edhe Komisionet përkatëse që do të mbulojnë gjithsecili prej anëtarëve.

Në mbledhjen e sotme, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulku ishin prezent edhe të gjithë anëtarët e KE-së: Abdyl Kuriu, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Bardhyl Minxhozi, Edmond Spahiu, Edvin Libohova, Enkelejd Alibeaj, Lutfi Nuriu, Tahir Kastrati dhe Vasil Bicaj.

 

Related posts

SHOKOHET Manchester United, Chelsea po ia “rrëmben” yllin e madh!

Sadik.Autor

KOSOVË-LITUANI/ Pas një krosimi nga Rashica, ylli Muriqi ndëshkon me kokë “lituanezët” (VIDEO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ja shifrat e “ridebutimit” rekord të Dani Alves

Delo.autor

Leave a Comment