Futboll

Merr kthesë të papritur karriera e Asdren Llullakut, niset urgjent drejt Italisë

Virtues Entela duket se do të jetë vendi i “strehimit” për lojtarët e Kombëtares shqiptare këtë sezon. Pas mbrojtësit Naser Aliji që ishte pa ekip, në klubin e Serisë B italiane pritet të transferohet edhe sulmuesi Azdren Llullaku.

E ardhmja e 29-vjeçarit është rrethuar nga misteri dhe befasia. Kjo për faktin se pas prishjes së kontratës me Astanën, u duk sikur karriera e Llullakut do të vazhdonte në Premierligën kazake me Ordabasin.

Prej disa ditësh sulmuesi i ishte bashkuar ekipit të ri në Turqi për fazën përgatitore, madje në miqësoren e së mërkurës, të barazuar 2-2 me çekët e Sllovacos luajti titullar dhe shënoi njërin prej golave të skuadrës së tij.

Entuziazmi për këtë paraqitje u venit shumë shpejt, pasi Llullaku dhe klubi i Ordabasit nuk firmosën kontratë, pasi nuk ranë dakord për detajet e marrëveshjes.

Prej situatës së krijuar, kuqeziu mori menjëherë avionin drejt Bolognas, ashtu siç e konfirmoi edhe në faqen e tij në “Instagram”.

Udhëtim jo i rastësishëm, sepse në Itali është fare pranë mbylljes së akordit me Virtus Entellan.

Edhe pse merkato në Serinë B është mbyllur, djaloshi nga Istogu mund të përfitojë nga rregulli i transferimit si lojtar i lirë dhe mund të realizojë ëndrrën për të luajtur në vendin ku është rritur dhe pranë familjes së tij.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Barcelona synon të marrë yllin e Manchester City-t, pritet të nisin negociatat në…

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT E TRANSFERIMEVE/ Ja 7 lojtarë që u shitën dy herë në merkaton e verës

Delo.autor

BARCELONA-LIVERPOOL/ Suarez ndëshkon “Të Kuqtë”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment