Futboll

Mesut Ozil refuzoi Barçën, PSG-n dhe Man Unitedin për Arsenalin

Mesut Ozil e ka refuzuar Barcelonën, Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germainin për të nënshkruar kontratë të re me Arsenalin, sipas Sport Bild.
Kampioni i botës me Gjermaninë, dje nënshkroi kontratë të re me “Topçinjtë”, e cila do ta mbajë atë në “Emirates” deri më 2021, transmeton Express.

Mesfushori gjerman do të këtë pagë vjetore prej rreth 12 milionë pounds, apo 13.6 milionë euro dhe bëhet kështu lojtari më i paguar në klubin londinez.

Megjithatë, sipas Bild, Ozil ka mundur të përfitojë edhe më shumë, pasi ai ka pasur oferta të majme jo vetëm nga klubet evropiane si Barcelona, Manchester United dhe PSG-ja, por edhe nga Kina.

Madje, Guangzhou Evergrande i kishte ofruar atij pagë vjetorë në vlerë 25 milionë euro, por Kina asnjëherë nuk ka qenë opsion për Ozilin, sipas Bild.

Related posts

DAJA ME NDRYSHIME NË MBROJTJE/ Ja si nisi java për Skënderbeun në stërvitje

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ja pse ylli i Manchester Cityt refuzon kampionët e Bundesligas

Delo.autor

JUVE “BLINDON” VLAHOVIÇ/ Spalletti vendos të mbajë në skuadër sulmuesin serb

F.autor

Leave a Comment