Champions League UEFA

Michael Owen: Neymar meritonte të kuqin, por arbitri nuk pati guxim

Neymar duhet të kishte marrë një karton të dytë të verdhë dhe të ishte rjashtuar nga ndeshje e luajtur kundër Real Madrid për simulim, por arbitri e ka falur ky është mendimi i ish-sulmuesit Michael Owen. Cristiano Ronaldo ka udhëhequr madrilenët drej fitores 3-1 kundër francezëve në “Bernabeu”, duke shënuar dy gola dhe duke fituar betejën personale me lojtarin 222 milionë eurosh.

Nuk ka qenë një nga mbrëmjet më të mira për brazilianin. Ai është ndëshkuar me karton të verdhë në fillimin e takimit pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Nacho-s dhe, në vazhdim, Gianluca Rocchi ka dhënë një faull në favor të madrilenëve për një simulim të Neymar, por nuk i ka dhënë karton lojtarit, duke befasuar të pranishmit në “Bernabeu”.

“Disa lojtarë kanë qenë me fat që kanë qëndruar në fushë”, ka thënë Oëen. “Neymar bëri një simulim të dukshëm dhe arbitri e sinjalizoi, por nuk pati guximin ta nxirrte nga loja me karton të kuq. Mendoja se kartoni i verdhë ishte një ndëshkim automatik në këto raste, por mesa duket nuk është kështu”, ka thënë ish-sulmuesi i Liverpool dhe Real Madrid.

Related posts

CHAMPIONS/ Napoli luan ndeshjen e sezonit ndaj Liverpool, HYSAJ ngroh stolin

Isa.Autor

“ARKITEKTI” I SUKSESIT TË AJAXIT NË CHAMPIONS/ Trajneri Ten Hag: Kur bën paraqitje të mira, është…

Delo.autor

Zbllokohet finalja/ Reali e nis frikshëm dhe kalon epërsi me Kerim Benzeman (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment