Futboll Seria A

Mirabelli dhe Fassone rikthejnë makthin e tifozëve, këto janë 10 operacionet më të dështuar me kosto zero

Marrja e lojtarëve me kosto zero dukej se do të zhdukej nga drejtuesit e rinj të Milan.  Kjo formulë, e preferuar nga ish-drejtuesit, ishte kthyer në një makth për tifozët kuqezinj: të tjerët shpenzonin, ndërsa Milan kërkonte rastin e duhur, lojtarin pa kontratë, i cili do të paguhej shumë, por kostoja e kartonit do të ishte zero. Megjithatë. Para pak ditësh, lojtari me kosto zero është kthyer në modë edhe për Milan-in e ri: Ivan Strinic. Ish-mbrojtësi i krahut i Napoli-t, tani te Sampdoria, pritet të jetë goditja e parë për sezonin e ardhshëm. Pas merkaton së pasur të verës, Mirabelli dhe Fassone, duket se po marrin në konsideratë edhe mundësitë e tjera që ofron merkato. Në pritje për të parë se ccfarë do të ndodhë me Srinic, këto janë 10 operacionet më të këqija me kosto zero të Milan-it.

10 Johann Vogel

Është marrë me kosto zero në 2005-ën nga PSV, por ka gjetur shumë pak hapësira te një Milan që ishte shumë i fortë. Verën pasuese është përfshirën në operacionin që ka dërguar Oliveira-n te kuqezinjtë nga Betis.

9 Oguchi Onyewu

Ka zbarkuar te kuqezinjtë në 2009-ën nga Standard Liegi me kosto zero. Ka qenëdruar aty për dy sezone dhe mbahet mend vetëm për sherrin e zhvilluar me Ibrahimovic në stërvitje.

8 Leonel Vangioni

Pas një interesimi të gjatë nga ana e “Djallit”, lojtari është marrë me kosto zero nga River. Është kthyer në hajmali, duke parë se Milan-i i Montella-s fitonte gjithmonë me atë në fushë. Pas një viti ka shkuar në Meksikë.

7 Bakaye Traore

Është marrë në 2012-ën nga Nancy. Ka qenë lojtari i parë, i cili nuk ishte portier, që ka mbajtur fanellën numër 12 te Milan.

6 Michael Essien

Ka qenë thjesht një kujtim i Essien-it të parë me fanellën e Chelsea. I marrë nga Real Madrid në janarin e 2014-ës, është larguar pas një viti e gjysmë te Panathinaikos.

5 Michael Reiziger

Është transferuar te kuqezinjtë në verën e ’96-ës dhe është larguar pas 10 ndeshjesh dhe një dëmtimi të gjatë.

4 Taye Taiwo

Mes mbrojtësve të majtë më të mirë të Ligue me Marseille, ka marrë numrin 2 te Milan. dhe shumë vërshëllima.

3 Winston Bogarde

Milan e mori nga Ajax në verën e 1997-ës, por ai luajti vetëm në tri ndeshje të Serisë A dhe në janar u transferuar te Barcelona e Van Gaal.

2 Christian Vieri

Ka prishur kontratën me Inter dhe ka shkuar te Milan. Ka shënuar kundër Empoli-t në kampionat dhe në Kupën e Italisë, por nuk ishte më ai i dikurshmi. Në janar ka shkuar te Monaco.

1 Patrick Kluivert

U transferuar tek Milan nga Ajax dhe u prit si Van Basten-i i ri. Ka marrë numrin 9 të Weah dhe ka shënuar vetëm 6 gola në 27 ndeshje. vitin pasues ka shkuar te Barcelona për 30 miliardë lireta (15 milionë euro).

Related posts

Robben shënon për 4-0 ndaj Hamburgut

Q.Autor

ZYRTARE/ Milan sheh larg, afron mbrojtësin e talentuar nga Real Madrid

F.autor

KORONAVIRUSI/ Shërohet futbollisti shqiptar i infektuar me COVID-19 (EMRI)

Delo.autor

Leave a Comment