Futboll Ligue 1

Monaco-Dijon, asnjë fitore për miqtë në “Stade Louis II”

Java e 26-të e kampionatit francez të futbollit do të hapet me ndeshjen Monaco-Dijon. Vendasit, që po kalojnë një moment shumë të mirë, do të kërkojnë të blindojnë vendin e dytë në renditje, ndërsa miqtë do të synojnë të marrin fitoren e tretë radhazi në Ligue 1. Në tre takimet e mpëarshme të luajtura mes këtyre dy skuadrave në fushën e Monaco, vendasit kanë marrë dy fitore dhe një barazim. Në fakt, “Stade Louis II” nuk është një stadium shumë fatsjellës për “Të Kuqtë”, të cilët nuk kanë fituar asnjë ndeshje të kampionatit atje.

Pas barazimit pa gola të marrë kundër Marseille në javën e 23-të të kampionatit, Monaco ka reaguar duke regjistruar dy fitore radhazi në Ligue 1, kundër Lyon (3-2) dhe Anger (4-0). Ndërkohë, pavarësisht se kanë mbrojtjen më të keqe të kampionatit me 48 gola të pësuar, Dijon mba vendin e 12-të të renditjes. Për sa i takon statistikave, skuadra e Leonardo Jardim ka sulmuesin e dytë më të mirë të kampionatit në ndeshjet e luajtura në shtëpi. Bardhekuqtë kanë shënuar 36 gola në 13 ndeshjet që kanë luajtur deri tani para publikut vendas në kampionat.

Gjithashtu, Monaco ka humbur vetëm një nga 23 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi (20 fitore, 2 barazime, 1 humbje). Ndërkohë, Dijon nuk ka arritur të fitojë 18 nga 19 ndeshjet e kampionatit që ka luajtur në transfertë (1 fitore, 5 barazime, 13 humbje). Për më tepër, ata kanë pësuar gjashtë humbje në gjashtë transfertat e fundit të kampionatit dhe kanë pësuar të paktën dy gola në pesë ndeshjet e fundit.

Related posts

Ylli i Man United: S’jam bandit, thjesht përpiqem ta bëj punën time

Q.Autor

TIRANA ULTIMATUM ALBI DOKËS/ Ja çfarë pritet të ndodhë mes palëve

Delo.autor

DËMTIM I FRIKSHËM NË ANGLI/ Lojtari i Aston Villas“stampon” fytyrën kundërshtarit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment