Futboll

Mund të përfundonte në Rusi, Neymar u refuzua për 10 milionë euro

Karriera e Neymar, e cila ka vendosur një rekord botëror me transferimin prej 222 milionë euro te PSG-ja, mund të kishte qenë dukshëm ndryshe, meqë Lokomotiv Moska nuk vendosi kundër një lëvizjeje në vitin 2008.

Pasi e panë yllin brazilian te Santosi, gjatë turneut rinor të Kupës së Mesdheut, gjigandët rusë menduan ta blenin për 10 milionë euro. Megjithatë, ata duhej të arrinin në përfundimin se pakoja e kërkuar e transferimit ishte shumë e kushtueshme dhe një rrezik, që nuk ia vlente të merrej me të riun e parakohshëm.

Në vend të tij, Lokomotiv vendosi besimin tek një fëmijë premtues, Alan Gatagov. “Ne menduam se a ishte e vlefshme blerja e Neymar, apo jo, – tha ish-presidenti i Lokomotiv, Nikolai Naumov, për “Sport-Express”.

– Ne donim ta blitnim atë. Skautët tanë e shikuan brazilianin. Kishte dyshime të mëdha. Së pari, sepse ishte shumë i ri. Së dyti, ishte e paqartë si do të përshtatej me Rusinë. Prandaj, vendosëm të mos e merrnim atë. Do të kishte qenë një operacion rreth 10 milionë euro, ndoshta. Ju e kuptoni, duke paguar aq shumë për një të ri, nga një kontinent tjetër…, duhet të kesh kujdes me këtë lloj gjëje. Po, kemi humbur në fund, por nuk e kam vërejtur se Neymar luajti më mirë se të tjerët. Alan Gatagov dukej aq i mirë”.

Related posts

BOTËRORI I KLUBEVE/ Flamengo caktohet finalist i parë, Liverpool pret radhën

Delo.autor

PRAPASKENAT/ “Rrëmujë” në shtëpinë e Romës, Xheko del kundër trajnerit Fonseka. Bojkotohet stërvitja

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Anglia mposht me “POKER” Andorrën dhe vazhdon e qetë në krye të Grupit I

Delo.autor

Leave a Comment