Europa League UEFA

Napoli fiton, por eliminohet nga Europa League – kualifikohet Lazio e Strakoshës

Napoli ka fituar 0-2 në udhëtim kundër Leipzigut, por ky rezultat nuk i ka mjaftuar për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Europa League, pas humbjes 1-3 në shtëpi në sfidën e parë. Për dallim nga Napoli, skuadra tjetër italiane, Lazio, ka siguruar kualifikimin, pasi e shkatërroi 5-1 FC FCSB-në në ndeshjen e dytë, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Napoli e ka mposhtur 2-0 në udhëtim skuadrën gjermane, RasenBallsport Leipzig, por ky rezultat nuk i mjaftoi për të kaluar në mesin e 16 më të mirave pavarësisht se rezultati i përgjithshëm është 3-3.

Skuadra gjermane kalon tutje falë vlerës së golit mysafirë, që ka realizuar 3 herë javën e kaluar në shtëpinë e italianëve.

Piotr Zielinski 33’ dhe Lorenzo Insigne 86’ shënuan për Napolin.

Sido që të jetë, një skuadër italiane tashmë është kualifikuar. Lazio e ka shkatërruar FC FCSB-në, duke e mposhtur 5-1 në ndeshjen e dytë, për të siguruar biletën për fazën tjetër të Europa League.

Nga minuta e parë në këtë ndeshje mbrojti portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Starakosha.

 

Related posts

VIDEO/ Citizens shkatërrojnë Baselin , Gundogan shënon golin e katërt

Q.Autor

Mesfushori i Atleticos shënon golin më të bukur në Europa League

Q.Autor

VIDEO/ City bombardon Baselin, i shënon dy gola të shpejtë

Q.Autor

Leave a Comment