Futboll

Ndeshja kundër Realit, zbulohet sa do mungojë Neymar

Neymar do të humbë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë kundër Real Madridit të vlefshme për Champions League.

Braziliani do të mungojë një muaj për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës së djathtë.

Ekzaminimet e para mjekësore treguan se ai nuk ka pësuar thyerje apo përdredhje serioze të kyçit por pas testeve të tjera dolën të tjera rezultate shqetësuese.

“Testet e plotësuese të kryera sot konfirmojnë se ka një ndrydhje të brendshme të nyjës së djathtë dhe po ashtu edhe një thyerje në ashtin e pestë të këmbës”, thuhet në komunikatën e PSG-së të publikuar mbrëmë.

PSG nuk ka treguar se kur do të rikthehet Neymar, por dëmtimi i tij kërkon më së paku një muaj pushim.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Pas një kundërsulmi përfekt, Tsygankov ndëshkon Spanjën (VIDEO)

Delo.autor

(VIDEO) Celta Vigo befason Realin, vendasit në avantazh

Q.Autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Tottenhami SUPER, përmbys Arsenalin në pjesën e parë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment