Futboll

Nga Gjeneva në Korçë, presidenti Takaj rikthehet pranë Skënderbeut

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, do të mbërrijë sot në Korçë. Presidenti është kthyer nga udhëtimi i tij në Gjenevë, atje ku padiskutim ishte në bisedime me studion ligjore, të cilën tashmë e ka gjetur dhe do të jetë kjo studio që do të mbrojë Skënderbeun në UEFA.

Vetë Takaj ka qenë në ankth gjatë këtyre ditëve, ndërkohë që sot do të bashkohet edhe me pjesën tjetër të drejtuesve në qytetin juglindor, ku do të takojë, së pari, stafin teknik dhe futbollistët. Takaj ka falënderuar nga Gjeneva të gjithë korçarët që dy ditë më parë ishin pjesë e tubimit qytetar, ku u firmos edhe peticioni që do t’i drejtohet UEFAs.

Zv.presidenti Arlind Boshku ka pasur dje një takim me lojtarët para seancës stërvitore, duke iu kërkuar përqendrim maksimal në këtë takim dhe përgatitje dinjitoze. Kjo tregon edhe një herë se, pavarësisht çështjes “UEFA”, Skënderbeu vijon të jetë i përqendruar në objektivin titull.

Related posts

SHËNOI GOLIN E FITORES/ Aktorja pornografike e fton për fundjavë (FOTO)

Delo.autor

BEFASON TIFOZËT EDHE JASHTË FUSHËS/ Neymar krijon ekipin e ëndrrave dhe zemëron… (FOTO)

Delo.autor

“BLUKALTËRIT” MPOSHTËN JUVENTUS PAS 20 VJETËSH/ Mbrojtësi Gjimshiti në delir: Kjo vlen sa për… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment