Europa League UEFA

Ostersunds-Arsenal, debutuesit suedezë sfidojnë “Topçinjtë”

Skuadra surprizë e Europa League, Ostersunds, do të përballet me gjigantët e Premier League, Arsena, në 1/16 e Europa League. E themeluar në 1996-ën dhe i ngjitur në kategorinë e parë të futbollit suedez në 2016-ën, Ostersund ka zënë vendin e dytë në grupin e Europa League mbrapa Atheltic Bilbao (me të njëjtin numër pikësh) në sezonin e tyre debutues në Europë. Në raundet e mëparshme ata kanë mposhtur skuadra, si Galatasaray dhe PAOK.

Ostersunds nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kampionat që nga nëntori i kaluar sepse kampionati suedez rifillon në prill. Gjatë kësaj periudhe ata kanë luajtur tri miqësore dhe kanë marrë një fitore në Kupën e Suedizë kundër Telleborgs. Gjithsesi, nuk do të jetë aspak e lehtë kundër Arsenal. Është e vërtetë se anglezët nuk kanë marrë asnjë fitore në gjashtë transfertat e fundit (2 barazime, 4 humbje), duke përfshirë humbjen 1-0 të pësuar të shtunën e kaluar kundër Tottenham, ata kanë një ecuri pozitive në Europë.

Me vetëm një humbje (1-0 në fushën e Koln) në fazën me grupe, “Topçinjtë” janë kualifikuar me lehtësi në 1/16-at. Për sa i takon statistikave, ecuria e Arsenal kundër ekipeve suedeze është 3 fitore dhe 1 barazim. Pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura nga suedezët në Europa League janë mbyllur me më pak se 2.5 gola të realizuar për çdo takim, ashtu si dy ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë nga Arsenal në Europa League. Herën e fundit që Arsenal ka luajtur kundër një skuadre suedeze në Europë, ata dolën në finalen e kompeticionit, por u mundën me penallti.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Gameiro e kalon Atleticon në epërsi me një ‘bombë’

Q.Autor

Arsenali merr frymë më lirë tani, shënon Welbeck

Sadik.Autor

Higuain rekord, dygolëshi më i shpejtë në historinë e Champions League

Q.Autor

Leave a Comment