Futboll

Peticioni ndaj UEFA-s/ Tifozët e Skënderbeut fjalë emocionuese: Mos na prishni ëndrrën!

Sot, në orën 13:30 pritet që në qytetin e Korçës të mbahet një tubim paqësor që do te nisë nga Katedralja e qytetit dhe do të vazhdojë drejt stadiumit.

Të pranishëm nuk do jenë vetëm tifozët, por dhe figura të njohura të qytetit dhe intelektualë të cilët pritet të përcjellin një mesazh të veçantë për UEFA ne cila ka kërkuar pezullimin e Skënderbeut me 10 vjet nga Europa dhe një gjobë 1 milionë euro.

Në këtë tubim paqësor që pritet të mbahet në mesditë, pritet të firmoset një peticion nga të gjithë të pranishmit i cili më pas do niset drejt zyrave të UEFA-s.

Në këtë peticion shkruhet se kërkohet thjesht drejtësi dhe që UEFA të mos prishë ëndrrën e tifozëve dhe të gjithë shqiptarëve.

Peticioni i plotë:

Qyteti i Korçës jeton me futbollin. Jemi Skënderbeu!

Skënderbeu nuk është thjesht një emblemë, është një histori e tërë lavdie dhe krenarie e këtij qyteti dhe jo vetëm.

Në 8 vitet e fundit Skënderbeu ka qenë gëzimi i një qyteti. Futbolli për Korçën është me shumë se një lojë, është besim. Në Korçë të gjithë kanë besuar dhe besojnë tek loja e ndershme e kësaj skuadre, e cila ka fituar 6 (gjashtë) Kampionate Kombëtare dhe ka marrë pjesë 2 (dy) herë në Europa League.

Kemi nevojë për një suport dhe jo për një dënim, pasi ky do te ishte një dënim i të gjithë futbollit shqiptar!

Përmes këtij peticioni duam t’i kërkojmë UEFA-s që të mos dënojë ekipin e Skenderbeut, pasi në këtë mënyrë do të dënojë një qytet të tërë, një histori krenarie të futbollit shqiptar në vitet e fundit.

Historia e Shqipërisë në futboll është shumë e varfër aq sa kujtohen vetëm 2 momente kryesore:

Kualifikimi historik i Kombëtares Shqiptare të futbollit në kompeticionin madhor Euro 2016
Përfaqësimi i 2-fishtë i Skënderbeut në Europa League

Prandaj, me respekt ju kërkojmë të mos na e hiqni këtë histori suksesi. Skënderbeu u krijua në vitin 1909 por vetëm në vitin 2015 mundi që të afrohet në familjen europiane, duke bërë që ne si qytetarë të mund ta prekim këtë endërr. Në kohën kur UEFA kërkon të zgjerojë futbollin në çdo shtet, dënimi i Skënderbeut do të sillte një goditje të rëndë për futbollin në Shqipëri, duke e detyruar që gjithçka të rinisë nga e para. Futbolli Shqiptar falë mbështetjes së UEFA-s ka hedhur hapa përpara, Skënderbeu në gjithë këtë histori nuk është lakuar por është skuadra që ka zbatuar pikë për pikë çdo rregull përfshirë edhe ato të organizmit më të lartë europian siç është UEFA. Skënderbeu për Korçën është gjithcka, ndaj dhe ne sot kërkojmë suport dhe jo dënim!

Skënderbeu nuk ju përket vetëm korçarëve por është skuadra e gjithë shqiptarëve. Ne asnjë rast në gjithë historinë e skuadrës nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me lojën e pandershme.

Na ndihmoni të ecim përpara në këtë rrugë europiane! Mos na dënoni!

 

 

Related posts

NAPOLI MERR KUPËN KUNDËR JUVES/ Hysaj fiton trofeun e parë në Itali

Delo.autor

Neymar e paralajmëron Real Madridin: Do t’ju mposhtim dhe do të bëjmë histori

Delo.autor

E KËRKON INTERI/ Manchester United sfidon zikaltrit për yllin e Bayern Munchen

Isa.Autor

Leave a Comment