Futboll Ligue 1

PSG, Emery: “Nuk jam doktor, por Neymar është sëmurë…!”

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery, deklaroi sot se dy sfidat e radhës do të jenë vendimtare për skuadrën e tij, përkatësisht ndaj Marseille në League dhe Kupë, pastaj edhe ndaj Real Madrid në Champions League. Përballje jetike, në të cilat trajneri Emery nuk di nëse mund të besojë tek ylli i PSG, braziliani Neymar, që nuk është i gatshëm. “Neymar është i sëmurë. Shpresoj që nesër të jetë mjaftueshëm mirë sa për tu stërvitur dhe për të luajtur të dielën kundër Marseille”, deklaroi Emery në konferencën për mediat, ndonëse nuk sqaroi se cili ishte problemi i brazilianit.

“Unë nuk jam doktor. Mjeku më tha se Neymar është i sëmurë, ishte diçka, si ajo që Lass Diarra kishte dje, nuk ishte dëmtim, kishte të bënte me gastroenteritis dhe pak temperaturë”, u përgjigj tekniku Emery, ndërkohë që më vonë, klubi parisien u detyrua të sqarojë përmes një komunikate për mediat se Neymar vuan nga një sindromë virale.

Related posts

INTER-NAPOLI/ Pas një harkimi nga Calhanoglu, Perisic ndëshkon me kokë për “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

OFERTA E BUJSHME NGA KATARI/ 560 milionë euro për të blerë klubin e Napolit (FOTO)

Delo.autor

EMOCIONE/ Del VIDEO. Momenti që e shpalli kampion bote Krasniqin

F.autor

Leave a Comment