Futboll

PSG kërkon trajner. Zgjerohet lista e kandidatëve

Me injektimin e milionave dhe afrimin e kampionëve si Neymar në skuadrën e tij, presidenti i Paris SG shpresonte se do të linte shenjë në Europë.

Por, Naser al-Khelaifi është i destinuar të zhgënjehet sërish këtë sezon, duke përjashtuar surprizat e bujshme në Champions League.

Për trofeun më të lakmuar të Europës duhet një trajner me peshë dhe parizienët e kanë nisur prej kohësh ankandin për të gjetur një zëvendësues për Emery, para se të shkarkojnë teknikun aktual.

Jose Mourinho dhe Mauricio Pochettino duket se i janë shtuar listës së zgjeruar të pretendentëve për sezonin e ardhshëm.

Emery është vënë nën presion pas humbjes 3-1 me Realin e Madridit në ndeshjen e parë të Champions League, e një eliminim nga kompeticioni më i rëndësishëm europian do të thotë shkarkim nga detyra në fund të sezonit.

Presidenti Nasser al-Khelaifi ka shpenzuar miliona euro për të qenë skuadra kampione e Europës, por gjërat nuk duken mirë për skuadrën pariziene. Hija e Mourinhos duket se po shihet sërish nën kullën “Eiffel”, edhe pse portugezi së fundmi rinovoi kontratën me “djajtë e kuq”.

Në kryeqendrën transalpine pëlqehet gjithashtu Mauricio Pochettino, që po mban prej vitesh Tottenhamin në elitën e futbollit anglez.

 

Related posts

”Kërcënim” rus për Italinë, Mancini shkaku i tërbimit

Sadik.Autor

NGA SIKLETI TEK AVIONI/ 8 orët më të gjata të Tiranës, ja çfarë ndodhi deri në kthimin në shtëpi

Delo.autor

JO VETËM RONALDO/ Ky është ylli i madh portugez që po shkëlqen

Delo.autor

Leave a Comment