Futboll Ligue 1

PSG, Marquinhos: Neymar do t’i injorojë të gjitha spekulimet…

Mbrojtësi i PSG-së, Marquinhos, mbështeti Neymarin që të shkëlqejë kundër Real Madridit, pavarësisht se është një objektiv i gjigantëve të La Liga-s. Neymar dhe PSG përballen me Real Madridin sonte, në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, në “Santiago Bernabeu”.

Deri në këtë përplasje, braziliani ndërkombëtar ka qenë i lidhur me një kalim në Madrid, pavarësisht se u bashkua me PSG-në vitin e kaluar. “Goal.com” kupton se Neymar, në fakt, do të lejohet të largohet nga “Parc des Princes” për në kryeqytetin spanjoll vetëm nëse PSG-ja do të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Por Marquinhos tha se shoku i tij i skuadrës, i cili ka shënuar 28 gola këtë sezon, do t’i injorojë të gjitha spekulimet. “Neymar është një lojtar që kontrollon emocionet e tij dhe presionin e mirë. E demonstron këtë në fushë, – tha mbrojtësi i parizienëve në një konferencë shtypi. – Ai është një lojtar me personalitet, është duke bërë gjëra të mira në Paris”.

Related posts

Risi amerikane/ Portieri me ndihmën e një mikrofoni komenton ndeshjen kur…(VIDEO)

Isa.Autor

SAN MARINO-SHQIPËRI/ Pas një asist nga Uzuni, Manaj ndëshkon për Kombëtaren me kokë (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ I gatshëm në stol për të zëvendësuar Jamalin, Barcelona e prezanton me kontratë deri në vitin 2029

F.autor

Leave a Comment