Futboll

Reali bën gati 200 milionë për De Bruynen (FOTO)

Zidane e do De Bruynen në Madrid dhe Reali ka bërë gati 200 milionë euro për t’ia plotësuar dëshirën trajnerit francez.
Sipas asaj që raporton Don Balon, numri një i Real Madridit, Florentino Perez, është duke bërë gati 200 milionë euro për transferimin e mundshëm të Kevin De Bruyne, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori i Manchester City është çelësi kryesor i suksesit të jashtëzakonshëm të klubit anglez që po lufton për katër trofe këtë edicion dhe është afër sigurimit të dy prej tyre (Kupës së Anglisë – gjendet në finale dhe Premierligës – është 16 pikë para vendit të dytë).

Zidane e pëlqen shumë belgun dhe do të tentojë gjatë verës ta bindë lojtarin për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”, lëvizje vështirë e realizueshme, të paktën derisa Pep Guardiola të jetë në stolin e Cityzens.

 

Related posts

Pjesa e parë/ Teuta nuk fal në Korçë, dopieta e Dzaria ‘fundos’ Luftëtarin

Sadik.Autor

ARRITI TË BËJË MREKULLINË NË CHAMPIONS/ Klopp mesazh rivalëve: Ky është vetëm fillimi për Liverpool…

Delo.autor

Tare përgatit goditjet e bujshme në merkato, në skenë edhe Xhovinko

Isa.Autor

Leave a Comment