Futboll La Liga

Ronaldo: Mund të qëndroj në nivele të larta edhe për disa vite të tjera

Cristiano Ronaldo rishikoi karrierën e tij dhe jetën personale në versionin italian të revistës GQ. Ylli i Real Madridit tha se është plotësisht i lumtur në këtë kohë të jetës së tij dhe mbart të njëjtën ambicie dhe uri për të fituar si disa vite më parë:

“Kam ambicie, shumë ambicie. Njerëzit duhet të ndjekin ëndrrat e tyre. Unë i kam ndjekur ëndrrat e mia dhe dua që të vazhdojë duke bërë kështu, për t’u përmirësuar dhe për të arritur më shumë sukses. Mendoj se kam pasur disa shfaqje të paharrueshme. Nuk më kujtohet asnjë në veçanti, përpiqem të përqendrohem më shumë në të tashmen sesa në të kaluarën. Koha më e mirë e jetës dhe karrierës sime? Në një nivel personal, ky moment është fantastik. Familja është në rritje. Jam shumë i lumtur me jetën time profesionale. Kam pasur dy vite shumë të mira, kur kam fituar tituj me klubin tim dhe me ekipin kombëtar. Mendoj se mund ta mbaj veten në nivelin më të lartë edhe për disa vite. Jeta është një sfidë, në të gjitha drejtimet, ndaj përpiqem të jem në nivelin më të lartë fizik, sepse kjo është shumë e rëndësishme në profesionin tim. Dua të jem 100 për qind, çka për mua është një çështje shumë serioze. Për të ruajtur këtë nivel është e nevojshme të bësh sakrifica. Ka disa gjëra, që i kam bërë kur isha 20 vjeç dhe nuk mund t’i bëj më. Përpiqen për të gjetur një ekuilibër, pasi janë detajet e vogla, që e bëjnë dallimin”.

Related posts

Mbrojtësi i Arsenal pëlqehet nga Juventus…

Sadik.Autor

Mbrojtësi i Juventus refuzon Dortmundin dhe Kinën…

Sadik.Autor

KRIZA E THELLË FINANCIARE/ Klubi legjendar nuk merr licencën për kampionat. 59 trofe në 110 vite histori

Delo.autor

Leave a Comment