Futboll La Liga

Ronaldo rikthehet i magjishëm, përmirëson statistikat e golave në krahasim me 2017

Deri në këtë fazë, portugezi kishte shënuar 21 gola edicionin e kaluar. Ndërsa këtë sezon, me het-trikun kundër Real Sociedad ka shkuar në 23 finalizime në të gjitha garat.

Edhe përkundër se nuk po kalon një sezon të mirë, Cristiano Ronaldo tashmë ka shënuar më shumë gola se edicionin e kaluar deri më datën 11 shkurt.

Me het-trikun kundër Real Sociedad, ai ka shkuar në 23 finalizime: 11 në La Liga, 9 në Champions League, 2 në Kupën e Botës për Klube dhe 1 në Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Deri në këtë fazë sezonin 2016/17, Cristiano numëronte 21 gola, nëse përfshihet edhe ai që shënoi më 11 shkurt kundër Osasunës, shkon 22. CR7 kishte shënuar deri atëherë 14 në La Liga, 2 në Champions League, 1 në Kupë dhe 4 në Kupën e Botës për Klube. Cristiano e përfundoi sezonin me 42 gola.

 

Pozicioni i Real Madridit, tashmë jashtë Kupës së Mbretit dhe pothuajse jashtë garës për titullin e Spanjës, e tregon më së miri sezonin që po kalon Cristiano Ronaldo.

Ndryshe nga La Liga, ai në Champions League ka shënuar 9, duke thyer rekord historik – lojtari i parë dhe i vetëm që shënon gol në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve.

Pavarësisht se deri në këtë fazë ky sezon me statistika po del të jetë më i mirë se ai i kaluar, Ronaldo është më i dobët në finalizime. Edicionin e kaluar i shënoi 21 gola pas 108 goditjeve (deri më 11 shkurt), ndërsa këtë vit, ai ka shutuar 136 herë, dhe ka marrë vetëm dy gola më shumë: 23.

Portugezi nuk ka pasur edhe shumë fat, duke goditur shpesh shtyllën, ndërsa nuk luajti fare në katër ndeshjet hapëse të kampionatit për shkak të suspendimit me pesë ndeshje, njërën e vuajti në Superkupë në “Santiago Bernabeu” kundër Barcelonës.

Aktualisht Ronaldo numëron 11 gola në La Liga dhe ka arritur të hyjë në mesin e 5 më të mirëve.

Leo Messi është i pari me 21 gola, i ndjekur nga Suarez me 16 –  që të dy mund të thellojnë diferencën kur sot të përballen me Getafen). Iago Aspas zë vendin e tretë me 15 dhe sulmuesi i Gironas, Cristhian Stuani, në të katërt me 12.

Related posts

HARRONI RONALDON/ GOLIN E VITIT e shënon “PLAKUSHI” i JUVENTUSIT (VIDEO)

Isa.Autor

“DISA MUAJ MË PARË…”/ Mesfushori Wijnaldum zbulon arsyen e vërtetë pse u largua nga Liverpool

Delo.autor

U TËRHOQ NGA FUTBOLLI PËR SHKAK TË PARTNERIT/ Por shikoni surprizën që merr lojtarja në ditën e pensionimit… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment