Futboll Premier League Seria A

Sami Khedira: Kane, sulmuesi më i kompletuar

Për Khediran, Kane është sulmuesi më i kompletuar në botë.

Sami Khedira beson se kundërshtari i Juventusit në Ligën e Kampionëve, Tottenham Hotspur janë “një ndër ekipet më të mira në Evropë dhe Harry Kane është sulmuesi më i kompletuar”.

Ndeshja e parë e 1/16 në Champions League do të zhvillohet në Itali të martën me 13 shkurt, nga ora 20:45.

“Harry Kane për mua është sulmuesi më i kompletuar, aktualisht. Është gjithashtu edhe Robert Lewandowski si dhe Higuaini, por Kane është i fortë, i mirë me kokë, i mirë me këmbët, mund të shënojë me një të prekur, mund të driblojë gjithashtu…”.

“Për mua është lojtar i shkëlqyer dhe i ri ende, kështu që Tottenhami është shumë me fat që e ka”, shtoi mes tjerash Khedira.

“I kam përcjell këtë vit, kundër Liverpoolit dhe Arsenalit. Janë të fortë, sepse kanë mbrojtje të fortë, mesfushë shumë të mirë, lojtar të klasit botëror në vijën e sulmit dhe trajner të mirë”, përfundoi gjermani.

Related posts

NUK NDODHTE PREJ 2009/ Zidane i zemëruar me Realin e tij: Ata ishin superiorë ndaj nesh në…

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ UKRAINËS NË NATIONS LEAGUE/ Luis Enrique: Ekipi im është si një “Ferrari”

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Korea Jugut- Meksikë

Sadik.Autor

Leave a Comment