Futboll Seria A

Tare “i lodhur” me De Vrij: Brenda ose jashtë, momenti për të vendosur

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, foli për situatën sa i përket të ardhmes së holandezit De Vrij. Sipas tij, ka ardhur momenti që të qartësohet përfundimisht kjo çështje.

“Së shpejti do të kemi një komunikim të fundit, për të vendosur ose brenda osë jashtë. Shpresoj që të jetë më shumë brenda sesa jashtë. Kemi një marrëveshje me futbollistin, por ka një problem, agjencia që mbron interesat e De Vrij. Është bërë një histori pa fund, por së shpejti do të zgjidhet.”

Tare përtej interesit të mediave në të ardhmen e De Vrij, e pyetën shqiptarin edhe për rinovimin e kontratës së tij me presidentin Lotito.

“Është herët për të folur për të këtë çështje. A do të firmosja për vendin e tretë në Serinë A? Po, nuk mund të fshihem. Është një objektiv shumë pozitiv, por kjo nuk do të thotë se nuk do të luftojmë për më shumë. Frikë për largimin e Inzhagit? Simone është një lacial dhe ka kontratë afatgjatë me ne. Asnjëra palë nuk ka ndërmend të ndahet, kemi një projekt që duhet ta çojmë deri në fund.”

Related posts

PRISTE TË RIKTHEHEJ TEK ROMA/ Ish-futbollisti i Milanit shpreh zhgënjimin pas dështimit të transferimit (FOTO)

Delo.autor

FOTO MË E ËMBËL E DITËS/ Lorik Cana na prezanton me vajzën dy muajshe

F.autor

PO BËHET VIRALE/ Griezmann ndërpret sponsorizimin me kolosin e teknologjisë pas lajmit të pabesueshëm (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment