Futboll

Tjetër goditje e rëndë, pronari i ri i Milanit në prag falimenti (FOTO)

Pronari i Milanit, Yonghong Li është në prag të falimentimit.

Mediat italiane raportojnë krizën financiare të numrit një të Milanit që ka shumë borxhe për të paguar.

Tani pretendohet se Yonghong Li jo vetëm që nuk mund ta paguajë borxhet e prapambetura në dy bankat po r gjykata pritet t’i vendosë në ankand aksionet e bizneset të tij “Taobao”, raporton e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, shkruan SYRI.net.

Sipas mediave përtej Adriatikut, situata nuk është e lehtë pasi Li duhet të paguajë menjë herë 100 milionë euro në të kundërt 11.39 të aksioneve të tij dalin në ankaund.

Ai harxhoi 740 milionë euro për të blerë Milanin nga Silvio Berluskoni, cili udhëhoqi kuqezinjtë për 30 vjet por e shiti klubin për shkaqe financiare.

Edhe pas ndryshimit të presidencës kriza financiare te Milani është e pashmangshme.

Kujtojmë që merkaton e verës Milani me pronarët e rinj shpenzoi rreth 300 milionë euro dhe duhet patjetër të arrijë kualifikimin sezonin e ardhshëm në Champions League.

 

Related posts

ARRITI MARRËVESHJEN ME PSG-NË/ Portieri Donnarumma kryen vizitat mjekësore në Romë, ja shkaku…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Atletico Madrid ndalet në Rusi, vuajtjet e Oblak vazhdojnë

Delo.autor

Zyrtare: Dështimi i Interit largohet nga Europa, firmos me Santos në Brazil

Q.Autor

Leave a Comment