Futboll

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult: Gati ta mposhtim Skënderbeun

Të mërkurën Kukësi pret skuadrën e Skënderbeut në ndeshjen shumë të rëndësishme për javën e 22-të të Superligës Shqiptare.

Pak minuta më parë, trajneri i Kukësit, Peter Pakult, ka theksuar se skuadra e tij është gati të vazhdojë me rezultat pozitive edhe ndaj Skënderbeut.

“Këto tri ndeshje kanë qenë shumë pozitive për ne. Shpresoj që këtë ecuri ta kemi edhe nesër me Skënderbeun, edhe pse qëndron më lart se ne në renditje dhe ka ekip të mirë. Nëse vazhdojmë të luajmë si në ndeshjen me Laçin, besoj se kemi shanse të mira.

Të them të drejtën, nuk shoh diferenca, por dua që ndeshjet t’i marrim një nga një dhe të rritemi në nivelin e lojës. Ndeshjet e fundit i kemi interpretuar mirë dhe kemi fituar pikë. Shpresoj të vazhdojmë kështu.

Sa i përket motivimit, nuk duhet shumë të flitet për të, pasi duhet të ndjekim ecurinë pozitive. Ështe fakt që kundër Laçit kishim mungesa, por ditëm t’ia dalim dhe ta fitojmë ndeshjen.

Nuk i besoj shumë teorisë së mungesave, pasi kështu ishim dhe me Partizanin dhe u mendua se u fitua ndeshja para kohe. Nuk besoj shumë te këto gjëra. E kam thënë para ndeshjes me Partizanin dhe e them sërish se për mua është me mirë që kundërshtari të jetë në formën më të mirë, pasi ai është motivim më i madh.

Duhet të mposhtim në shtëpi ekipin me renditjen më të mirë. Duhet shfrytëzuar atmosfera në ekip. Alla nuk luan as nesër, ndërsa për Shametin do të vendoset para ndeshjes.

Kemi biseduar edhe për Bakajn, i cili neser do të jetë në fushë. E kemi mbyllur këtë çështje”, – ka theksuar mes të tjerash trajneri i Kukësit, Pakult.

 

Related posts

SKANDAL NË CHAMPIONS/ Ja momenti kur Atletico Madrid-it i mohohet penalltia e pastër (VIDEO)

Delo.autor

KUSHTOI 30 MILIONË EURO/ Atletico Madrid arrin marrëveshjen me mbrojtësin e Premier…

Delo.autor

ASKUSH SI CRISTIANO RONALDO/ E mbyll vitin me 54 gola, lë pas yjet e Evropës (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment