Futboll La Liga

Transferimi i Coutinhos nuk i mbyll derën Max Meyer-it

Barcelona nuk e ka harruar Max Meyer.

I riu 22 vjeç, i cili luan për Schalken, ka një propozim nga Barcelona për t’u bashkuar me skaudrën e udhëhehqur nga Ernesto Valverde në verë, sipas Daily Star.

Max Meyer, i cili debutoi në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2013, përfundon kontratën e tij në fund të sezonit dhe nuk dihet se a do ta vazhdoj apo jo.

“Max do të vendosë së shpejti nëse dëshiron të qëndroj” , tha një përfaqësues i Schalke, pas interesit të treguar për lojtarin nga disa skuadra evropiane.

‘Daily Star’ thotë se Arsenali tashmë ka kontaktuar mjedin e mesfushorit të ri për të hapur negociatat, por Barcelona është më e favorizuar.

Meyer ishte një nga opsionet që Barcelona kishte në mendje në rast se ishte e pa mundur të nënshkruante me Coutinhon. Pavarësisht nga nënshkrimi i lojtarit brazilian, Barcelona mbetet ende e interesuar për talentin gjermane. Pra, Coutinho nuk i mbyllë derën Meyer, i cili mund të arrij pa pasur nevojë të paguhet për transferim. /IndeksOnline/

Related posts

Barcelona – Getafe: Formacionet zyrtare, Mina debuton si titullar

Q.Autor

Formacioni më i mirë i kombinuar: Milan – Inter. Ja kush ka më shumë lojtarë (FOTO)

Q.Autor

E FUNDIT/ Theo Walcott i kalon testet mjekësore te Evertoni

Q.Autor

Leave a Comment