Futboll

U largua nga fusha me barela duke qarë, reagon trajneri i PSG-së: Ja gjendja e Neymarit, jemi…

Trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery menjëherë ka folur për gjendjen shëndetësore të Neymar i cili u largua nga fusha me barelë dhe me lot në sy.

Pas ndeshjes ndaj Marseilles, Emery theksoi se duhet të priten ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të brazilianit, shkruan “The SUN”.

“Doktorët më kanë thënë për një përdredhje në kyçin e këmbës. Tani duhet të presim një ekzaminim mjekësor për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Ne do të presim ekzaminimin, jemi optimistë.

Mungesa e tij në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në Bernabeu, do të ishte humbje e madhe për PSG-në.

Related posts

“JURGEN, ËSHTË PEP”/ Klopp zbulon detaje nga telefonata e Pep Guardiolës

Delo.autor

PIKANTET TEK EGNATIA-VLLAZNIA/ Latifi dhe Pedro sjellje identike, Brdariç kërkon mbështetje nga tifozët (VIDEO)

Delo.autor

NDIZET SFIDA INTER-TORINO/ Çmenduri në “San Siro”, realizohen 3 gola në 5 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment