Kategoria Superiore Shqipëri

VIDEO: 4 ndeshjet ku futbollistët e Skënderbeut “ngurruan” sipas UEFA-s

Raporti i dorëzuar në Komisionin e Disiplinës nga inspektorët e UEFA-s për të dënuar Skënderbeun me 10 vite pezullim nga kompeticionet e kësaj të fundit dhe 1 milion euro gjobë, ka në brendësi një numër të madh ndeshjesh të trukuara.

Katër janë ndeshjet që kanë hapur polemikat më të mëdha dhe që janë analizuar më në detaje nga inspektorët e UEFA-s. Në këto ndeshje të zhvilluara në Europa League dhe Champions League, evidentohen raste tolerimi nga ana e lojtarëve të Skënderbeut dhe momente ku zgjedhin të “tërheqin këmbën” para se të largojnë topin.

Crusaders vs. Skënderbeu (3-2 FT)

10’ minutat e fundit janë të pabesueshme, shënohen shumë gola.

Lojtarët e Skënderbeut ndalojnë së luajturi; Nuk vrapojnë, nuk mbrohen dhe sillen si spektatorë.

Portieri (Shehi), vetëm shkelmon topin pa adresë.

Qendërmbrojtësit nuk impenjohen të shmangin golat.

Sporting Clube de Portugal vs. Skënderbeu (5-1 FT)

Mungon shpirti i garës.

Hamdi Salihi ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 23’.

Nuk ka angazhim, gola të pësuar në mënyrë absurde.

Pozicionim i keq i mbrojtësve dhe lojtarët nuk koordinohen gjatë aksioneve.

Pas 5 golave të pësuar, mbrohen mirë dhe hidhen në sulm.

Skënderbeu vs. FC Lokomotiv Moskva (0-3 FT)

Kualitetet mes dy ekipeve nuk kishin diferenca të mëdha.

Goli i parë vjen për shkak të një vendosje të gabuar të mesfushës dhe mbrojtjes.

Portieri mund të kishte bërë diçka më shumë për të evituar golin.

Goli i dytë gabim fatal i mbrojtësit.

Tek goli i tretë mbrojtja është e vendosur gabim dhe dy lojtarë ndodhen në zonë të pambuluar.

NK Dinamo Zagreb vs. Skënderbeu (4-1)

Shanset për kualifikim ishin shuar, pas rezultatit 2-1.

Mbrojtësi Arapi vendos të mos shkelmojë topin dhe i jep mundësinë kundërshtarit të shënojë.

Tek goli i tretë bëhet Shehi protagonist. Qëndron në vend dhe nuk bllokon goditjen e sulmuesit.(Tirana Today)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn

Related posts

PAS FITORES NDAJ VLLAZNISË/ Flet Elton Kale: Hedhja e shisheve ishte një dëmtim imazhi për…

Delo.autor

TIRANA-KASTRIOTI/ Mema synon fitoren për të siguruar mbijetesën (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Nedim Bajrami shënon golin e parë në Serinë A, Empoli mposhtet në shtëpi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment