Kategoria Superiore Shqipëri

VIDEO/ Vllaznia u shkërmoq në Shkodër, Gjoka përplaset me gazetarët

Intervista pas humbjes me Skënderbeun nuk ka shkuar mirë për trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka. Teknikut shkodran nuk i ka pëlqyer një pyetje e njërit prej gazetarëve duke u tërhequr pas një debate. Njëri prej gazetarëve e pyeti se golat u pësuan në krahun e majtë dhe cili është komenti i tij për paraqitjet e Mersinit.

Ndërkohë, Gjoka u përgjigj: “Dy pyetje fantastike, jeni fantastikë. Kalova nga një panel fantastik i SuperSportit tek ju”. Kaq ka mjaftuar që një gazetar tjetër ti përgjigjet që të tërheqë këtë koment ose do ti heqin mikrofonat, ndërkohë Gjoka është larguar.

Në lidhje me ndeshjen, trajneri i Vllaznisë tha: “Duhet të presim, sepse kjo ndeshje nuk duhej humbur me këtë rezultat. Vazhdoj dhe këmbëngul që kishim raste të mira për shënim. Rezultati mund të shkonte 2 – 0.

Duhet të luftojmë për të kaluar këtë makth qe na ka kapur. Duhet të korrigjohemi sa më shpejt, pasi ky grup i ka mundësitë. Kishim 2 ndeshje të vështira, ndaj Kukësit dhe Skënderbeut. Pavarësisht se kemi pësuar 7 gola në këto 2 ndeshje, shpresojmë që kthesa të vijë në ndeshjet pasardhëse.”

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Trajneri Çoçlli: Aftësia e Muçit dhe pakujdesia e lojtarëve tanë na ndëshkuan

Delo.autor

“MË KANË VRARË AKUZAT PËR SHITJE NDESHJESH”/ Shpërthen presidenti i Dinamos: Do ketë gjoba dhe largime

Delo.autor

STATISTIKAT/ Teutës i dalin mirë llogaritë, ka pikë më shumë se në sezonin e titullit

Delo.autor

Leave a Comment