Futboll Premier League

Wenger: Aubameyang ka ndikuar në vetëbesimin e Lacazette

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se transferimi i Pierre-Emerick Aubameyang ka ndikuar edhe në vetëbesimin e Alexander Lacazette

Sulmuesi francez, Alexander Lacazette ishte fytyra tragjike në derbin ndaj Tottenhamit, pasi dështoi të shënonte edhe pse ishte disa herë i vetëm me portierin.

Sipas trajnerit Arsene Wenger arsye për këtë mungesë vetëbesimi është edhe transferimi i Pierre-Emerick Aubameyang.

“Ai është shumë i mirë një me një me portierin”, tha fillimisht Wenger.

“Ndoshta vetëbesimi i tij nuk është në lartësinë e duhur, sepse ka parë që ka ardhur një konkurrent në pozitën e tij”.

Aubameyang që prej transferimit në Arsenal ka luajtur nga fillimi, ndërsa Lacazette ka qëndruar në bankën rezervë.

Related posts

DEBUTUESI MË I MIRË NË HISTORINË E PSG/ Icardi kryeson renditjen e sulmuesve në 5 Ligat Europës (FOTO)

Delo.autor

ARRIHET AKORDI/ Liverpool zyrtarizon afrimin e parë, afron mesfushorin e talentuar

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Izraeli fundos Shqipërinë, Portugalia mposht Poloninë falë Silvave

Isa.Autor

Leave a Comment