Futboll La Liga

Zbuloni 4 shokët e ekipit që Isco urren te Real Madrid

Mesfushori i Real Madrid Isco urren katër prej shokëve të ekipit te Real madrid, sipas spanjolles Diario Gol.

Spanjolli raportohet se është i zemëruar me favorizimin që i bëhen disa lojtarëve nga trajneri Zinedine Zidane. Lojtarët që thuhet të favorizohen janë Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema.

Real Madrid v Malaga - La Liga

Iso besohet të jetë mërzitur jashtë mase gjatë muajve të fundit për shkak të rikthimit të përsëritur në stolin e rezervave në favor të BBC, që po kalon një formë të dobët këtë sezon.

Por kjo nuk është arsyeja e vetme pse Isco ka filluar të mos pëlqejë kolegët e sulmit.

Ish-lojtari i Malaga-s thuhet jetë bezdisur nga mënyra e jetesës së Ronaldo-s, përdorimi i avionit privat dhe blerja e makinave luksoze.

FBL-ESP-LIGA-REAL MADRID

Ndërkohë Bale ka irrituar Isco-n me dashurinë e tij për golfin. Ai beson se uellsiani shpenzon më shumë kohë sesa duhet për të perfeksionuar hobin e tij, në vend që të punojë në fushën e lojës.

Dhe, sipas Diario Gol, ai nuk e pëlqen Benzema për shkak të sjelljes së tij si një ‘playboy’ jashtë fushës. Lojtari i katërt nga i cili Isco është distancuar është Raphael Varane, i cili ka një obsesion të ri të shohë ndeshjet e NBA drejtpërdrejtë dhe si rezultat qëndron gjatë gjithë natës zgjuar.

Related posts

“MESI KA SHUMË TË DREJTË…”/ Flet Setien: Nuk mund të shkatërrojmë gjithçka që kemi bërë

Delo.autor

I SKANDONTE KONTRATA NË QERSHOR/ Matuidi e zyrtarizon, tregon fatin e tij te Juventusi

Delo.autor

“ËSHTË NJË LOJTAR QË…”/ Marotta: Nuk mund ta lëmë të na shpëtojë nga duart

Delo.autor

Leave a Comment