Futboll

13 skuadra për 12 vjet: Jeta e Nebihit nëpër botë

Bajram Nebihi ka 12 vjet karrierë si futbollist profesionist, duke luajtur në 13 skuadra të ndryshme
Futbollisti 29 vjeçar, Bajram Nebihi ka ndërruar 13 skuadra në karrierën e tij nga Gjermania, në Iran e Tajlandë.

E nisi në vitin 2006 në skuadrën e Aindling (Gjermani), pastaj vazhdoi në Augsburg 2 (Gjermani), Zob Ahan (Iran), Wacker Burghausen (Gjermani), Bursaspor (Turqi), Ampfing (Gjermani), Landsberg (Gjermani), Union Berlin (Gjermani), Stuttgarter Kickers (Gjermani), Inter Turku (Finlandë) dhe në tri skuadrat e Tajlandës: Ubon United, Port, Chiangrai United. Në këtë të fundit është i huazuar deri në muajin nëntor të këtij viti nga skuadra Port.

Edhe si i ri, Nebihi ndërroi katër klube sa ishte në Gjermani: Ingolstadt Nord, Grun-Weib Ingolstadt, Ingolstadt 04 dhe Jahn Regensburg.

Nebihi pranon se numri i skuadrave të ndërruara është i madh. Por shton se ka qenë i detyruar.

“Janë goxha shumë, por kështu ka qenë situata. Në disa raste më ka munguar fati e në disa nuk kam pasur durim e disiplinë. Kanë ndikuar edhe disa lëndime. Nuk kam qenë i disiplinuar, kam menduar se jam më i miri dhe më mjafton vetëm talenti. I pranoj gabimet e mia, askënd nuk e fajësoj. Por të mendoja si sot, ndoshta karriera ime do të ishte më e madhe. Nuk do të kisha bërë kaq shumë gabime”, ka thënë Nebihi për gazetën Koha Ditore. /Express/

 

Related posts

E PABESUESHME NË ARABI SAUDITE/ Giovinco shpëton ekipin me këtë gol të mrekullueshëm (VIDEO)

Delo.autor

Pacult: Në Vlorë një finale, për Championsin ka ende kohë

Sadik.Autor

Mourinho: Chelsea nuk e meritonte fitoren

Sadik.Autor

Leave a Comment