Futboll

Alisson: Brazili im tregoi veten ndaj Gjermanisë/ Tani e ka radhën Barça

Një tjetër ndeshje që Alisson u largua nga fusha me portën e paprekur, këtë herë me Brazilin, i cili doli fitimtar në miqësoren kundër Gjermanisë falë golit të Gabriel Jesus. “Ne fituam një lojë të vështirë, duke pasur parasysh të gjitha komponentët e ndeshjes. Ishte një garë e dobishme për të kuptuar, se me çfarë do të përballemi në Rusi.

Kemi lënë pak hapësirë për gjermanët dhe kemi luajtur mirë edhe taktikisht. Fituam për të harruar pjesërisht atë humbje katër vjet më parë. Edhe nëse historia flet për ne me pesë Botëror të fituar, ajo humbje kishte goditur të gjithë brazilianët.

Disa nga shokët kishin qenë pjesë e asaj ndeshje dhe para takimit kishte një ndjenjë të çuditshme dhe jo pozitive: ky sukses na jep siguri”, tha portieri i Romës.

“Neymar? Ne gjithmonë duam ta kemi atë, për ne është i pazëvendësueshëm”, tha Alisson në lidhje me yllin e PSG, që është i dëmtuar.

Më pas 25-vjeçari u ndal edhe tek përballja me Barcelonën në çerekfinale të Champions League, një sfidë ku Alisson do të takohet me disa nga shokët e tij të ekipit kombëtar: “Unë fola me Coutinho-n dhe Paulinho-n, natyrisht: ne bëmë shaka për këtë. Do të jetë një sfidë e bukur. Të dyja ekipet e dinë cilësinë e kundërshtarit dhe, edhe nëse janë favoritë, do t’i përballojmë ata me maturi dhe inteligjencë”, deklaroi Alisson.

Related posts

EMOCIONUESE/ Topi fluturon mbi tabelë dhe ndalet tek numri i fanellës së Kobe Bryant (VIDEO)

F.autor

Ndeshja e parë zyrtare me REALIN/ Lopetegui: E kam vendosur me kë portier do startoj, por…

Isa.Autor

WBA 2:2 Liverpool, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

Leave a Comment