Futboll

Anglezët ndalohen të stërviten me topin e Kupës së Botës

Në Angli ka kritika për topin e Kupës së Botës.

Vende si Gjermani dhe Spanja provuan këtë javë topin e ri “Telestar” nga Adidas të bërë për Rusi 2018, por anglezët jo. Tre Luanët vazhduan të stërviten me topin e Premier League “Ordem V”.

Sipas Times, sponsori Nike e ka organizuar diçka të tillë. Amerikanët kanë një kontratë me Federatën Angleze, dhe paguajnë 39 milionë euro në vit deri në 2030.

Thomas Müller und das DFB-Team testeten Freitag gegen Spanien schon den WM-Ball

Kjo mund të jetë diçka e keqe kur të vijë vera pasi portierët kanë nevojë për kohë të ambientohen me trajektoret e çuditshme që merr topi.

De Gea i Spanjës e ka quajtur të çuditshëm topin pas barazimit 1-1 me Gjermaninë duke shtuar se ishte vështirë për t’u kontrolluar.

Trajneri i anglezëve Gareth Southgate ka siguruar disa topa të Kupës së Botës – por duhet t’i fshihte sapo erdhën kamerat, duke përdorur topat e Adidas.

Related posts

Bayern Munich me 2 mungesa të mëdha për ndeshjen e nesërme kundër Leverkusenit

Q.Autor

SARRI OPTIMIST/ 6 pikët më gëzojnë, jemi më mirë se parashikimi, duam të fitojmë…

Isa.Autor

SERIE A/ Shkarkohet Oddo, ish-mbrojtësi i Juves merr drejtimin e Udinese

Sadik.Autor

Leave a Comment