Futboll

Bayern sfidon Juven dhe Liverpool-in për një gjerman

Sipas raporteve më të fundit të revistës sportive gjermane “Kicker”, Bayern Munich ka identifikuar mbrojtësin e FC Köln, Jonas Hector, si një nga objektivat e tij kryesor për merkaton e kësaj vere.

Kampionët e Bundesliga janë në proces të identifikimit të zëvendësimeve të mundshme për David Alaba, i cili ka qenë i lidhur me një lëvizje në Barcelonë në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për të joshur Hector në “Allianz Arena” duke pasur parasysh faktin se trajneri i Liverpool-it, Jürgen Klopp nuk ka hequr dorë nga shpresa për ta afruar atë në “Anfield” para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Ndërkohë, drejtorët e Juventusit, Beppe Marotta dhe Fabio Paratici e shohin atë si një alternativë mjaft të mirë, nëse ata dështojnë të arrijnë marrëveshjen me Matteo Darmian, i cili kërkohet edhe nga Napoli dhe Roma.

Drejtori sportiv Bayern, Hasan Salihamidžić ka nisur kontaktet me 27-vjeçarin për ta joshur atë t’i bashkohet kampionëve të Gjermanisë, megjithatë Hector është ende i paraqtë për të ardhmen e tij dhe ka disa dilema, ndonëse Bayern Munich është një mundësi e shkëlqyer për të nëse largohet Alaba.

Related posts

LARGIMI I SERGIO RAMOS NGA REALI/ Ylli Benzema me mesazh prekës, Casillas nuk harron t’i shkruajë (FOTO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ I mjafton 3 minuta lojë, ja çfarë bën “Pleshti” ndaj Slavias (VIDEO)

Delo.autor

(VIDEO) Skandal në Angli/ Sulmuesi shënon gol me dorë në minutën e 90′

Q.Autor

Leave a Comment