Futboll Seria A

Bind në Serie A, drejtuesit e Interit gati të blejnë kartonin e Joao Cancelos

Me paraqitjet e tij në fushë në tre muajt e fundit në krahun e djathtë të mbrojtjes, Joao Cancelo ka fituar zemrat e tifozëve dhe drejtuesve të Interit.

Portugezi i ka bindur të gjithë në kampin zikaltër me formën e tij dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Interi po mundohet të gjejë fondet e nevojshme për të blerë kartonin e Cancelos nga Valencia.

23-vjeçari luzitan u transferua gjatë verës së kaluar nga klubi spanjoll te zikaltrit në formë huazimi me të drejtë blerjeje për shifrën e 35 milionë eurove nga Interi.

Për të siguruar të ardhurat për të blerë kartonin e Cancelos, Ausilio dhe Sabattini synojnë të shesin Kondogbian te Valencia për 25 milionë euro, Nagatomon te Galatasaray dhe Bardin te Frosinone, largime këto që do të sillnin në arkat e Interit 35 milionë euro.

Related posts

VAR-i po “pushton” futbollin/ Ja cilat kompeticione të reja “kaplohen” nga teknologjia

Isa.Autor

PAMJET QË PO BËJNË XHIRON E BOTËS/ Shikoni si shfaqet imazhi i legjendës Maradona në qiell (VIDEO)

Delo.autor

MESSI VS RONALDO/ Bosi saudit bën një çmenduri financiare, paguan shifër të padëgjuar për një biletë Premium

F.autor

Leave a Comment