Futboll

Brazil, Ronaldinho i hyn politikës; pritet të kandidojë për në Senat

Ditë të rëndësishme për ish-yllin e futbollit botëror, Ronaldinho, i cili, në prag të ditëlindjes së tij të tridhjetë e tetë, që bie sot, festoi zyrtarisht hyrjen në politikë.

Ronaldinho, në fakt, është bërë anëtar i Partisë Republikane të Brazilit, siç është njoftuar gjatë një ngjarjeje të mbajtur në Drejtorinë Kombëtare në Brasilia. “Unë jam i lumtur që marr pjesë në një projekt për të përmirësuar vendin tonë dhe për të sjellë modernitet, gëzim dhe shëndet për popullin”, – tha Ronaldinho, për të cilin erdhi edhe një mesazh i mirëpritur, i regjistruar direkt nga kryetari i partisë: “Anëtarësimi juaj na bën të lumtur dhe të nderuar”.

Nuk është ende e qartë se cili do të jetë roli i Ronaldinhos por, sipas “Estadao”, ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit mund të aplikojë për Senatin e Qarkut Federal. Ronaldinho duket se është në prag të ndjekjes sw gjurmëve të Romarios, i cili ishte deputet federal në Rio de Janeiro nga viti 2011 deri në vitin 2015 dhe aktualisht është në Senat.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Barcelona nuk ka pranuar ofertën e Milanit për mesfushorin…

Delo.autor

Teuta shpartallon Partizanin, lumë golash në Tiranë

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Lazio dhe Strakosha sfidojnë Covid-19, ja kur do të dalin në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment