Futboll

Coutinho këshillon Salah për të ardhmen…

Philippe Coutinho është raportuar nga shtypi të ketë paralajmëruar “yllin” e Liverpool, Mohamed Salah të refuzojë ofertat e Real Madrid dhe Barcelona gjatë merkatos së ardhshme.

Egjiptiani ka qenë në një formë të shkëlqyer që kur u transferua nga Roma te Liverpool gjatë verës së kaluar dhe ka shënuar 37 gola në të gjitha veprimtaritë.

Pikërisht kjo ecuri e shkëlqyer ka bërë që futbollisti të bëhet objektivi kryesor i Real Madrid, që do të tentojë ta marrë gjatë verës së ardhshme, por edhe Barcelona ka menduar për të.

Gjithsesi, sipas asaj që shkruan “Don Balon”, Coutinho ka telefonuar Salah për ta këshilluar të qëndrojë të paktën edhe për një sezon te “Anfield Road”. Braziliani është i mendimit se Salah duhet të luajë edhe një vit te skuadra e Klopp dhe më pas mund të zgjedhë kalimin në “Camp Nou” duke imituar atë dhe Luis Suarez që kanë bërë të njëjtën gjë…

Related posts

MILAN HUMB “PERËNDINË” E TIJ/ Ibrahimoviç do thotë lamtumirë dhe do luajë në…

Delo.autor

Tomas Myler nis stervitjen e vençantë për të arritur objektivin e tij

Sadik.Autor

PARAQITJE TË DOBËTA NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Ja si vlerësohen Memushaj dhe Veseli

Delo.autor

Leave a Comment