Futboll La Liga

Ernesto Valverde mund të thyejë mitin e Pep Guardiolës te Barcelona

Ernesto Valverde mund të bëhet trajneri i tretë i futbollit spanjoll, që fiton tripletën, duke patur rezultate më pozitive se dy paraardhësit. Në këtë fazë të sezonit, as Pep Guardiola as Luis Enrique, të dy në sezonin e tyre të parë si trajner tek Barcelona, nuk kanë patur një avantazh të tillë në La Liga. Në 2008/09, Blaugranët u bënë skuadra e parë spanjolle që fitonin tripletën dhe, nën drejtimin e  Guardiolës, kryesonin me gjashtë pikë ndaj Real Madridit, ndërsa ekipi i Luis Enrique-s i 2014/15 kryesonin me katër pike po ndaj Los Blancos.

Për krahasim ekipi i Valverde është 11 pikë larg Atletico Madridit që drejtohet nga Diego Simeone, duke bërë një hap përpara titullit. Kur vjen puna te Evropa, rezultatet janë shumë më të mira se në sezonet 2008/09 ose 2014/15. Ndryshimi i vetëm qëndron tek fakti, se kur ekipi drejtohej nga Guardiola, kundërshtarët në çerekfinale ishin Bajern Mynih, me gjermanët që konsideroheshin si favoritë, gjë që nuk mund të thuhet për Romën.

Tre vjet më parë, Luis Enrique u ndesh me Paris Saint-Germain, me francezët që edhe pse nuk ishin në kulmin e shpenzimeve, prapë bëhej fjalë për një kundërshtar të rrezikshëm.

Ekziston optimizë në kampin e Barcelonës, por asgjë nuk ka mbaruar ende dhe muaji i prillit do të jetë ai vendimtari, ku do të përcaktohet fati i spanjollëvë , duke shpresuar që ta fitojnë La Liga sa më shpejt që të jetë e mundur.

Related posts

NAPOLI-JUVENTUS/ Statistikat interesante, ndeshja ku barazimi gati nuk ekziston

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ 6 raste me Covid-19 te Bilbao, mes tyre edhe ylli i ekipit që e konfirmon

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Ja arsyeja pse numri i të huajve në Superiore nuk rritet

Delo.autor

Leave a Comment