Futboll

Europa League, Milan synon mrekullinë në Londër

Këtë të enjte luhen ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ave të finaleve të Europa League.

Vëmendja do të jetë e përqëndruar në Londër, ku do të përballen Arsenali dhe Milani, me “topçinjtë” që kanë avantazhin e sfidës së parë 2-0.

Për kuqezinjtë, çështja e kualifikimit do të jetë një mision në kufijtë e së pamundurës. Kjo, sepse Milani ka mundur të kualifikohet në raundin pasardhës të një turneu europian, pasi ka humbur ndeshjen e parë në “San Siro”, në vetëm një rast nga 7 gjithsej.

E komplikuar është çështja e kualifikimit edhe për Lacion, që do të luajë në Ukrainë ndaj Dinamos së Kievit. Sfida e parë në “Olimpico” ka përfunduar me rezultatin 2-2, gjë që i jep një avantazh të lehtë skuadrës ukrainase.

Sfida që do të hapë serinë e përballjeve të Europa League është ajo e orës 17:00, mes Lokomotivës së Moskës dhe Atleticos së Madridit, me skuadrën spanjolle që është e qetë, duke qenë se e ka fituar 3-0 ndeshjen e parë me rusët.

Në “San Mames”, Athletic Bilbao do të presë Olimpikun e Marsejës, me skuadrën baske që do të duhet të fitojë të paktën 2-0 ndaj francezëve, për të qenë mes 8 më të mirave të Europa League.

Në Austri, Salzburgu do të presë Borussian e Dortmundit, me këtë të fundit që duhet të përmbysë humbjen 2-1 të pësuar një javë më parë në Gjermani.

Zeniti do të presë Leipzigun në Shën Pjetërburg, ndaj të cilit ka humbur në ndeshjen e parë 2-1. Sot do të luhen gjithashtu edhe sfidat Viktoria Plzen-Sporting Lisbonë dhe Lyon-CSKA e Moskës.

Top Channel

 

 

Related posts

“MENDJA IME ËSHTË…”/ Neymar: Të gjithë e dinë që doja të largohesha, por tani…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Forma dhe golat, Ibrahimovic ndez zjarrin e… Milanit

Delo.autor

MERKATO/ Pro Vercelli huazon Armando Vajushin tek Avellino

Q.Autor

Leave a Comment