Futboll

Flamurtari nuk dorëzohet as me 10 lojtarë, barazon sërish kundër Kamzës

Flamurtari 2-2 Kamza

72′ Sidibe, 83′ Juffo / 28′ Raçiç, 76′ Plaku

 

Minutë pas minute

76′ GOLLL Kamza. Ka zgjatur shume pak barazimi i Flamurtarit pasi Plaku ka kaluar serish miqte ne avantazh

74’ Bicaj ndal Raçiç si lojtar i fundit. Kartoni i dytë i verdhë, dhe i kuq për mbrojtësin.

72’ Goool Flamurtari. Sidibe ka barazuar për vlonjatet 17 minuta para fundit

 

71’ Zëvendësimi i parë për Kamzën. Mehmeti i lë vendin Lelis.

61’ Aksion i bukur i lojtarëve të Flamurtarit. Pas disa kombinimeve, topi shkon tek Alvesh, por braziliani nuk e kontrollon mirë.

58’ Sjellje antisportive nga Bicaj e Zguro. Jorgji nuk i fal, dhe të dy ndëshkohen me të verdhë.

53’ Raçiç mbetet i shtrirë në fushë, pas një përplasje në mesin e fushës.

46’ Duro e nis menjëherë me zëvendësim. Zuka mbetet në dhomën e zhveshjeve, Ardit Hoxhaj në fushë.

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

44’ Karton i verdhë edhe për Zukan, pas një goditje ndaj Mehmetit.

40’ Plaku kroson nga një goditje dënimi në cep të zonës, por topi që shkon drejt portierit Sali, kontrollohet pa shumë probleme nga ai.

32’ Nxehen gjakrat në fushën e lojës. Zguro shtrihet në fushë, pasi goditet nga tifozët vlonjatë. Policia ndërkohë, largon edhe tifozin nga tribuna.

29’ Zhufo ndëshkohet me të verdhë, për një ndërhyrje të ashpër ndaj Ymerajt.

28’ GOOL Raçiç nuk fal nga pika e bardhë. Sulmuesi i Kamzës mposht Salin.

27’ Asisteni i Jorgjit vendos se ka një prekje të topit me dorë nga ana e Mustës. Jorgji vendos për penallti në favor të Kamzës.

21’ Siljanovski në hyrje të zonës, godet fort, por topi shkon vetëm pak larg portës.

19’ Ymeraj kërkon ndihmën e mjekëve të skuadrës së tij, teksa dëmtohet pas një topi të përplasur në trupin e tij.

11’ Kamara rrëmben vetë një top, futet në zonë, godet dhe portieri Gjonikaj largon topin jashtë zone.

9’ Musta e Raçiç përplasen kokë më kokë pas një dyluftimi për një top në ajër. Të dy lojtarët shpëtojnë pa dëmtime të mëdha.

3’ Danilo Alvesh merr një top të lartë nga e djathta, ul bukur me gjoks, por goditja shkon vetëm në rrjetën e jashtme.

1′ Nis takimi në Vlorë/ panorama sport

Në Vlorë Flamurtari do të kërkojë t’i japë fund sot ecurisë negative në kampionat pasi përballet me Kamzën për javën e 26 të Superligës. Skuadra e Shpëtim Duros ka 3 humbje radhazi dhe kundër Kamzës mund të jetë mundësia ideale për t’iu afruar Kukësit të vendit të dytë i cili u ndal më herët nga Luftëtari.

Formacionet zyrtare

Flamurtari: Sali; Siljanovski, Bicaj, Veliu, Musta, Useini, Sidibe, Zuka, Zhufo, Alvesh, Kamara. Trajner: Shpëtim Duro.

Kamza: Gjonikaj; Zguro, Frashëri, Kuqi, Cukoviç; Mehmeti, Ymeraj, Plaku, Idrizaj, Fukui, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu.

Gjyqtar: Enea Jorgji

Related posts

SKANDAL/ Kërcënohet Suad Lici, Ademi jep urdhër për anulimin e stërvitjes

Delo.autor

TEUTA-TIRANA/ Pas një pasimi nga Akuah, Najdovski realizon një autogol ndaj “Bardhebluve” (VDIEO)

Delo.autor

VIDEO E RRALLË/ Mbappe tifoz me MILANIN, dikur mbante veshur fanellën e këtij SUPER lojtari (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment